Ylli i Manchester United, Jadon Sancho do të humbasë ndeshjet e mbetura të Anglisë gjatë pushimit ndërkombëtar të këtij muaji.
Sancho mungoi në fitoren e Tre Luanëve në Hungari të enjten pasi u zbulua se ai kishte pësuar një dëmtim të lehtë në stërvitje, para ndeshjes.
Federata e Futbollit ka konfirmuar që Sancho do të kthehet në United për të vazhduar rikuperimin e tij.
“Sulmuesi mori një lëndim të vogël në stërvitje në fillim të kësaj jave, gjë që e përjashtoi atë nga fitorja 4-0 në Hungari”, thuhej ndër tjera në komunikatë.