Trajneri i West Ham United, David Moyes nuk dëshiron të mburret me fitoren e mbrëmshme, ku skuadra e tij u bë e para pas 14 xhirove në fazën e grupeve që e mposht Dinamo Zagrebin në Ligën e Evropës.
Ata mposhtën 2:0 kampionin kroat përmes golave të Michail Antonios dhe Declan Rice, në paraqitjen e parë të skuadrës angleze në gara evropiane që nga viti 2016.
"Duke ardhur nga shtëpia në Evropë në Zagreb, ku të gjithë e dinë që është një nga udhëtimet më të vështira, duhet të them që është një punë e madhe për herë të parë pas ca kohësh që ne kemi qenë pjesë e kësaj gare, dhe lojtarët kanë treguar performancë tejet të mirë", tha Moyes.
"Nuk duhet të mburremi, kemi luajtur vetëm një ndeshje në fazën e grupeve, dhe do të kemi disa skuadra tejet të forta në këtë garë, pasi që të kalojmë kohën e Krishtlindjeve", shtoi trajneri i West Ham.
Pas ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit, përballja e radhës për West Ham do të jetë në kampionatin vendor si vendës kundër Manchester United, ndeshje kjo që do t'i takojë xhiros së pestë të sezonit të ri 2021/22.