Rudiger refuzon rinovimin dhe do largimin

Futboll

Rudiger refuzon rinovimin dhe do largimin

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:58
Antonio Rudiger

Mbrojtësi Antonio Rudiger thuhet se ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean dhe dëshiron largimin.

Gjermani është bërë nder mbrojtësit më të mirë në botë nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Por, kontrata e Rudiger skadon vitin tjetër dhe mesa duket nuk është i interesuar për të qëndruar në “Stamford Bridge”.

Sipas Todo Fichajes, Rudiger ka marrë vendimin për të provuar një aventurë tjetër jashtë Premierligës.

Chelsea i ka bërë një ofertë, por mesa duket 28-vjeçari do e refuzoi dhe të kalojë te ndonjë skuadër tjetër.

Interesim për Rudiger kanë dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe PSG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat