Cengiz Under është ringjallur te Marseille.
Në kampionatin francez po gjen shumë hapësira dhe atë vazhdimësi që i ka munguar te Roma edhe për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë kompromentuar ecurinë e tij me verdhekuqtë.
Turku ka folur për transferimin e tij në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League kundër Galatasaray:
“Pres me padurim të përballem me një skuadër turke.
E prisja këtë rast, dua të tregoj se çfarë di të bëj. Duam të fitojmë. Terim? Ka qenë i rëndësishëm për mua, me të kam debutuar në kombëtare, jam shumë i lidhur me të, por dua të bëj një paraqitje të madhe”, ka thënë Und er.
Në lidhje me lamtumirën nga Roma: “Ka ndodhur falë trajnerit dhe presidentit. Ka qenë një nga vendimet më të mira të karrierës sime, por nuk dua të flas për këtë”.