Futbollisti i Newcastles ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Allan Saint-Maximin është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Newcastle.
Futbollisti ka realizuar dy gola e tre asistime në shtatë ndeshjet e para, duke bërë që shumë klube të shprehin interesim për të.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Chelsea dhe Liverpool janë në garë për transferimin e tij dhe pritet të bëjnë ‘garë’ të ashpër verën e ardhshme për të siguruar shërbimet e tij.
Saint-Maximin ka kontratë të vlefshme me Newcastle deri në qershor të vitit 2026, ndërsa çmimi i tij në ‘Transfermarkt’ vlerësohet të jetë rreth 30 milionë euro.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipe si Nice, Monaco, Bastia, Saint-Etienne, Hannover.