Debati mbi atë se kush duhet të fitojë Çmimin e Topit të Artë 2021 vazhdon dhe pa një favorit të qartë ndryshe nga vitet e mëparshme.
Kur u bë pyetja nëse Benzema ishte një kandidat serioz për Topin e Artë, Didier Deschamps ishte i qartë, shkruan Marca.
“Po, gjithsesi”, tha Deschamps në një konferencë shtypi.
Kylian Mbappe shihet gjithashtu si një fitues i ardhshëm i Topit të Artë dhe trajneri francez është i bindur se gjithashtu Mbappe do ta fitojë atë në një moment në karrierën e tij.
“Po, me siguri”, u përgjigj Deschamps për shanset e Mbappes.
Franca do të përballet me Belgjikën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve më 7 tetor, dhe Benzema është bërë një lojtar i rregullt në formacionin startues për Les Blues, raporton KK.
Marrëdhënia mes Deschamps dhe Benzema është rregulluar pas shumë vitesh mosmarrëveshje, me formën e lojtarit të Real Madridit që është bërë e pamundur të injorohet..