Antonio Rudiger ka vendosur të lërë përfundimisht Chelsea-n verën e ardhshme.
Mbrojtësi i kombëtares gjermane nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Blutë e Londrës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm për tu larguar me parametër zero pas një viti.
Agjenti i Rudiger ka nisur kontaktet me drejtuesit e Realit të Madridit dhe ka arritur parimisht akordin.
Los Blancos janë në kërkim të një qëndërmbrojtësi me peshë pas largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varane dhe shikojnë te gjermani i Chelsea-t profilin e duhur.