Llapi nga Podujeva importon tre pikë të mëdha nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinës.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës.
Besnik Krasniqi është autor i golit nga penalltia në minutën e 22-të, duke kaluar në epërsi Prishtinën.
Në minutën e 90+3, Kastriot Selmani me dinakërinë e tij barazon rezultatin 1:1.
Në minutën e 90+5, Veliu shënon dhe i siguron fitoren llapjanëve.
Prishtina është në vend të 6-të me 10 pikë, ndërsa Llapi në të nëntin me 9 sosh.
BKT Superliga e Kosovës
Prishtina - Llapi 1:2
Gjilani - Ballkani 1:1
Dukagjini - Malisheva 2:0
Ulpiana - Drita 1:1
Drenica - Feronikeli 4:0
Tabela
1. Drenica 9 5 2 2 14:9 17
2. Ballkani 9 4 5 0 12:7 17
3. Gjilani 9 3 5 1 11:8 14
4. Drita 9 3 4 2 7:6 13
5. Malisheva 9 3 3 3 9:7 12
6. Prishtina 9 2 4 3 11:9 10
7. Feronikeli 9 3 1 5 5:12 10
8. Dukagjini 9 2 3 4 8:9 9
9. Llapi 9 3 2 5 6:12 9
10. Ulpiana 9 1 4 4 9:13 7
6Në javën e 10-të do të takohen: Feronikeli - Drita, Gjilani - Drenica, Ulpiana - Llapi, Prishtina - Malisheva dhe Dukagjini - Ballkani.