Superliga europiane dështoi që në nisje, megjithatë tre nga 12 klubet nismëtare nuk kanë hequr dorë ende nga projekti.
Qeveria spanjolle është rreshtuar në anën e atyre që kundërshtojnë krijimin e Superligës .
Këtë e ka bërë këtë nëpërmjet një letre të dërguar në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, ku thekson se mbështet UEFA-n, federatën spanjolle dhe La Ligën, të cilat janë pozicionuar kundër projektit që kërkojnë ta çojnë përpara Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi.
Spanja i bashkohet kështu Brukselit, që mban qëndrim zyrtar në mbështetje të parimeve të konkurrencës sportive dhe jo aspekteve të tjera që lidhen kryesisht me përfitimin e disa klubeve dhe krijimin e një lloj monopoli në futboll.