Roma kërkon shërbimet e anësorit holandez

Futboll

Roma kërkon shërbimet e anësorit holandez

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:37
Roma kërkon shërbimet e anësorit holandez

Roma e teknikut portugez mesa duket ka hedhur hapat e parë në merkato.

Kryeqytetasit kanë disa kohë që studiojnë talentin hollandez të Aston Villa-së , Anwar El Ghazi.

Sulmuesi anësor i ekipit anglez pëlqehet shumë nga Mourinho dhe po mendon transferimin e tij që në janar.

Sipas “Football Insider” , Aston Villa ka vendosur çmimin për 26 -vjeçarin nëse Roma kërkon ta blejë.

Vlera e kartonit tij kap shifrën e 18 milion paund.

Këtë sezon hollandezi ka zhvilluar 5 ndeshje ku ka shënuar 3 gola dhe asistuar 2 herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat