Ardian Kozniku sot e feston ditëlindjen e tij të 54-të.
Ai ka lindur me 27 tetor të vitit 1967.
Me këtë rast legjenda e futbollit kroat dhe të Kosovës po merr urime të shumta, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Ndërsa, urimin më të veçantë, Kozniku e ka marrë nga Federata e Futbollit e Kroacisë në faqen zyrtare të saj.
Kjo federatë, ka zgjedhur një fotografi nga puna e tij si trajner dhe me uniformë të Kombëtares së Kroacisë.
“Ardian Kozniku, fituesi i medaljes së bronztë nga Botërori Francë ‘98, sot mbushi 54 vjet – i urojmë ditëlindjen!”, ka shkruar Federata e Kroacisë.
Ardian Kozniku aktualisht punon si asistent trajner në Al-Arabi.