Simon Kjaer nënshkruan kontratë të re me Milanin!
Reprezentuesi i Danimarkës, Simon Kjaer, ka nënshkruar kontratë të re me Milanin.
Lajmi është bërë i ditur sonte (e mërkurë) nga Milani, përmes një njoftimi në faqen e klubit.
32-vjeçari ka vazhduar kontratën edhe për dy vite. Sipas kontratës së re, ai do të jetë i lidhur me “Rossonerët” deri më 30 qershor 2024.