Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të thellë ndaj Shqipërisë, duke iu afruar edhe më shumë kualifikimit direkt për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” të Londrës, ka përfunduar me rezultatin 5-0.
“Tre Luanët” të pesë golat i shënuan në pjesën e parë.
Harry Kane shkëlqeu sonte me het-trik, teksa nga një gol shënuan edhe Harry Maguire e Jordan Henderson.
Kane u vlerësua me notë maksimale sonte, 10, teksa te Shqipëria nota më e lartë i takoi Qazim Laçit, 7.0.