Bayern Munih hedh sytë nga lojtari i Chelsea!
Sipas “The Sun”, Bayern Munih është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit gjerman, Antonio Rudiger.
Kontrata e tij skadon në qershor 2022 dhe zërat që qarkullojnë janë se Rudiger nuk dëshiron të rinovoj kontratën me Blutë e Londrës.
Bayern ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare pasi është duke u informuar në fillim për çmimin dhe pagën e lojtarit.
Kujtojmë se për gjermanin është i interesuar edhe Real Madrid.