Të qëndrojë në Premierligë, apo të shkojë në La Liga?
Donny van de Beek mund ta lërë Manchester Unitedin që në merkaton e janarit.
Sipas Fichajes, Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër për mesfushorin holandez, për ta transferuar në Santiago Bernabeu.
Van de Beek gjithashtu pëlqehet nga Barcelona, derisa e do me ngulm edhe Wolves, klubi i vetëm ndoshta që i premton më shumë minuta se Reali dhe Barça.
24-vjeçari ka dështuar te Manchester United dhe sa më parë të largohet, aq më mirë do të jetë për karrierën e tij që dikur, sa ishte te Ajax, shihet si një prej mesfushorëve që do të shndërrohet në më të mirin në botë.