Juventusi raportohet se është klubi i radhës që ka shfaqur interesim për Antonio Rudigerin.
E ardhmja e Rudigerit ende është e paqartë, pasi lojtari nuk ka vendosur përfundimisht për të rinovuar me Chelsean.
Kontrata e mbrojtësit gjerman me ''Blutë'' skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.
Sipas mediave angleze, edhe Juventusi është futur në garë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.
Real Madrid, Paris Saint-Germain e Bayern Munich, raportohet se janë klubet tjera të interesuara për Antonio Rudiger.