Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, më në fund u kthye në përbërjen e parë, i cili tri ndeshje u la në bankë çuditërisht.
Rikthimi i Shaqirit solli freski në radhët e Lyonit, të cilët sonte importuan një pikë, duke luajtur baras 2:2 me Bordeaux, në takimin e javës së 17-të të Kampionatit të Francës në futboll.
Shaqiri luajti deri në minutën e 66-të, duke treguar veten se është lojtar që bën diferencën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/05/auto_Capture1638742595.jpg)
Në minutën e 29-të, Shaqiri harkoi me mjeshtri nga korneri, ndërsa Denayer me kokë shënoi gol të bukur, 0:1.
Faqja e specializuar “Sofascore”, Shaqiri u vlerëson me notë 7.4, lojtari i dytë më i mirë i ndeshjes pas bashkëlojtarit të tij Lucas Pasqueta, që mori notën 7.6. Lyoni është në vend të 12-rë me 23 pikë e Bordeaux i 17-ti me 14.