Ish anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, djaloshi nga Kosova, sonte shpërtheu me dy gola në fanellë e ekipit të Aarau-s.
Gashi rikthehet në mënyrën më të mirë.
Aarau duke iu falënderuar golave të Gashit ngadhënjeu me rezultat 2:1 në konak të Kriens-it, në ndeshjen e javës së 17-të të Challenge League (Liga e dytë e Zvicrës).
Futbollisti Liridon Mulaj kaloi në epërsi me 1:0 Kriens-in. Gjithçka u përmbys nga Gashi, me golat që realizoi në minutën e 23-të e të 64-të.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/14/auto_l1639516353.jpg)
Donat Rrudhani u paraqit 65 minuta për Aarau-n duke u zëvendësuar nga Liridon Balaj.
Gashi u zëvendësua në minutën e 65-t, ndërsa Benjamin Hasani u fut në lojë në minutën e 65-të e Milot Avdyli në atë 90+2.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/14/auto_Capture1639516355.jpg)
Në radhët e Kriens u paraqitën Albion Avdijaj, Liridon Mulaj, Elis Isufi, Izer Aliu. Mark Marleku futet në lojë në vend të Albion Avdijajt pikërisht në minutën e 68-të.
Hasani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të. Vaduz kryeson me 30 pikë, pasojnë Winterthur 29, Aarau 28 pikë e Kriens ëshë i fundit (i dhjeti) me 6 sosh.