Edon Zhegrova ka këmbëngulur se do të bëjë gjithçka për ta arritur qëllimin jetësor, të luajë për Barcelonën një ditë.
Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova është pjesë e Baselit në Superligën e Zvicrës që prej vitit 2019 kur e bëri hapin e parë në futbollin evropian, por pavaresisht mungesës së interesimit nga klube më të mëdha ai është i bindur për hapin e madh në karrierë,.
I pyetur pse ende në Basel në moshën 22-vjeçare, Zhegrova tha: “Sepse dua të shkoj hap pas hapi”.
“Herët a vonë do të luaj për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është synimi im dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dalë”, këmbënguli Zhegrova.