Ballkani ka ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Bekim Isufi.
Ballkani nuk e realizoi objektivin në vjeshtë, nuk u bë kampion vjeshtor.
"Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi.
Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim.
Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik.
Na priftë e mbara Suharekë", njofton FC Ballkani.
Ballkani përfundoi vjeshtën në vend të tretë me 33 pikë, dy me pak se Gjilani dhe një se Drita.