Roma zhgënjen si vendas, duke barazuar me rezultat 1:1 me Sampdorinë, në takimin e javës së 19-të në Serie A në futboll.
Pjesa e parë u mbyll pa gola por në pjesën e dytë secila ekip shënoi nga një gol.
Në minutën e 72-të, Shomurodov kaloi në epërsi romakët, por nuk zgjati shumë kjo, pasi që Gabbiadini e barazon rezultatin në minutën e 80-të.
Roma renditet në vend të gjashtë me 32 pikë e Sampdoria është e 15-ta me 20.