Jonathan David ka rënë në radarin e Real Madridit.
Sipas Marcas, Reali do të tentojë në verë për talentin e Lille, që po shkëlqen këtë edicion në Ligue 1.
21-vjeçari ka shënuar 16 gola këtë edicion deri më tani dhe Carlo Ancelotti po mendon ta afrojë atë në skuadër për sezonin 2022.23.
Ai e do atë si zëvendësues të Karim Benzema, që sapo ka mbushur 34-vjet, derisa Luka Jovic dhe Mariano do të largohen në verë.