Kylian Mbappe duket se e di tashmë destinacionin e tij të ardhshëm, por vetëm pret që të përfundojë ky edicion.
Sulmuesi francez është i gatshëm që të largohet nga Paris Saint-Germain me të përfunduar ky edicion.
Lojtari 22-vjeçar do të kalojë në radhët e Real Madridit si lojtar i lirë, derisa mund të nënshkruajë me ta qysh në janar.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën, tashmë ka refuzuar disa herë vazhdimin e kontratës me PSG-në, mirëpo ka pranuar edhe një pyetje të çuditshme.
Mbappe është pyetur nga CNN se a do të luante ndonjëherë për Tottenhami, me francezin që është shprehu direkt.
“Nuk mendoj se do të luajë për Tottenhamin në jetën time”, ishte përgjigja e sulmuesit.
Edhe pse Spurs nuk kanë shprehur interesim asnjëherë për të, Mbappe duket se nuk e pëlqen skuadrën nga Liga Premier.