Milot Rashica i cili këtë vit u transferua në Norwich City, nuk po kalon në një formë të mirë, ku në 14-të ndeshje ka arritur të asiston vetëm një herë.
Para se të transferohej në Premier League, Milot Rashica me ish-skuadrën e tij Werder Bremen u larguan nga Bundesliga, duke u pozicionuar në vendin e 17-të me vetëm 31 pikë, që nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar biletën e qëndrimit në Bundesligë.
Të gjitha këto ngjarje në dy vitet e fundit kanë bërë që kartoni i kosovarit të ketë rënie të madhe në tregun e transferimeve.
Në dhjetor të vitit 2019, kartoni i Milot Rashica kishte mbërritur vlerën më të lartë në 35 milionë euro, ndërsa tani pas dy viteve vlera momentale ka rënie prej 27-të milionë eurove.
Ylli ynë momentalisht ka vlerën tetë milionë euro sipas transfermarkt.