Jashtë formacionit? Mungesë respekti!
Në formacionin më të mirë të vitit të shpallur në “FIFA The Best 2021” në fazën sulmuese ishin rreshtuar emra të mëdhenj të futbollit botëror: Messi, Ronaldo, Lewandowski e Haaland.
Po ka edhe të zhgënjyer me përzgjedhjen e kësaj 11-sheje, siç është menaxheri i Karim Benzemasë, Karim Dzairi, që ka zgjedhur profilin e tij në Twitter për të “shigjetuar” FIFA-n:
“Të mos vendosësh Benzemanë në 11-shen e vitit është mungesë respekti për futbollin, por ne e dimë që futbolli është shqetësimi më i vogël i FIFA-s dhe ka kohë që është kështu!”.