Hellas Verona po konfirmohet nga viti në vit si një skuadër e fortë në Itali. Dje erdhi suksesi 2-1 me përmbysje kundër Bologna (i treti në katër ndeshjet e fundit), me Nikola Kalinic që realizoi golin e fitores për vendasit.
Ekipi i Tudor renditet për momentin në vend të nëntë me 33 pikë. Sulmuesi kroat ndihet i lumtur për golin dhe fitoren, teksa karikoi shokët dhe tifozët në deklaratën e dhënë pas ndeshjes.
“Tre pikë shumë të rëndësishme sepse të gjithë ndeshjet e Serie A janë të vështira. Jam i kënaqur për golin tim dhe fitoren. Kemi grumbulluar shumë pikë, ndoshta fitojmë edhe titullin kampion…
Ku i dihet, por kampionati është i gjatë dhe le të fokusohemi edhe më shumë në mënyrë që të bëjmë edhe më mirë”, deklaroi për Sky Sport ish-sulmuesi i Milanit.