Interi pa Barellën!
Mediat italiane raportojnë se mesfushori me ndikim në lojën e Interit do të mungojë nga përballjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Bëhet fjalë për Nikollo Barellën, i cili u pezullua me dy ndeshje , për shkak të kartonit të kuq në përballjen e fundit të garave në grupe kundër Real Madridit.
Me këtë ecuri, Barrella do të mungojë në sfidat e planifikuara ndaj Liverpullit. Sfida e parë do të zhvillohet në Milano, më 16 shkurt, ndërsa përballja kthyes është planifikuar për 8 mars, në stadiumin “Anfilld Roud”.