Moyes “shtrëngon” mesfushorin e Anglisë

Futboll

Moyes “shtrëngon” mesfushorin e Anglisë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:26
Moyes “shtrëngon” mesfushorin e Anglisë

Declan Rice ishte një nga lojtarët që shkëlqeu për Anglinë në Euro 2020, ndërsa pritej që mesfushori të lëvizte nga Ëest Ham në ndrejtim të një klubi me objektiva madhorë. Megjithatë, në fund, 23-vjeçari qëndroi në Londër për të punuar nën urdhrat e trajnerit David Moyes.

Ndërkohë, ecuria e Ëest Ham këtë sezon ka qenë përtej pritshmërive (vendi i pestë në kampionat) dhe “Çekanët” jo më kot në merkaton e janarit, pavarësisht interesimit të disa klubeve nuk e konsideruan për asnjë moment ta lëshonin Rice, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin aktual.

Ndërkaq, për situatën e Rice ka folur edhe trajneri Moyes, me këtë të fundit që thekson se mesfushorit do t’i rritet vlera dhe klubeve të interesuara, 100 milionë paund që kërkonte Ëest Ham në verë do t’iu duken pak, pasi merkaton e ardhshme kartoni i Rice do të kushtojë edhe më shtrenjtë.

“Që një klub të transferojë Declan Rice duhet të paguajë shumë, duhet të ketë një sasi të madhe parash. Në verë e mendoja se kartoni i tij kushtonte 100 milionë paund, por mesa duket ai ka qenë momenti më i mirë për të interesuarit, pasi në vazhdim 100 milionë do t’iu duken pak në krahasim me atë që do të vlejnë shërbimet e Rice.

Për mua Rice është shumë i veçantë, është si një koleksion i rrallë dhe ndoshta është mesfushori më i mirë në botë. Do të jetë këtu edhe për disa vite dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi si pjesë tonën”, u shpreh Rice.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat