Po i mbaron koha

Futboll

Po i mbaron koha

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Karim Benzema

Kanë kaluar 17 ditë që kur Benzema u dëmtua në kofshë në ndeshjen kundër Elche-s dhe francezi vazhdon të stërvitet larg shokëve të tij.

Ndonëse ka zbritur në fushë, francezi është ende larg 100% të kapacitetit të tij dhe kanë mbetur edhe gjashtë ditë para ndeshjes kundër PSG-së.

Ideja fillestare e Real Madridit është që nesër ose të premten, Benzema t’i bashkohet grupit dhe të mund të luajë disa minuta kundër Villarrealit, por realiteti është se prania e tij në “El Madrigal” është pothuajse e pamundur.

Kur Benzema u dëmtua kundër Elches u fol për një lëndim të lehtë, por siç raporton “MARCA”, ka pasur një çarje të vogël në biceps femoris. Karim ka nisur stërvitjet për rikthim që nga 23 janari, por afatet janë të ngushta.

Tani për tani, duket se për ndeshjen ndaj Villarrealit është pothuajse i përjashtuar dhe se takimi me PSG-në po ashtu është në dyshim. Të paktën, për të arritur 100% dhe për të luajtur 90 minuta. Asgjë nuk përjashtohet, por afatet nuk janë në favor të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat