Thaçi: Kjo fitore na jep një lloj të qetësisë

Futboll

Thaçi: Kjo fitore na jep një lloj të qetësisë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:38
Thaçi: Kjo fitore na jep një lloj të qetësisë

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në BKT Superligë e Kosovës.

Kuptohet që kur luan ndaj Prishtinës duhet të marrim masat edhe të jemi të koncentruar, kjo fitore na jep një lloj qetësi edhe motiv për me vazhdu.

Kemi disa lojtarë me përvojë, shpresoj mos të biem nga liga. I uroj të dy ekipet, sidomos ekipit tonë për angazhimin dhe fitoren”– tha Arsim Thaçi, trajner i Malishevës,.përjcell Insporti.

Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Ballkanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat