Trajneri i Borussia Dortmundit, Marco Rose, ka konfirmuar se Erling Haaland do të mungojë në ndeshjen e së enjtes kundër Rangers për shkak të një dëmtimi muskulor.
Ylli norvegjez ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Dortmund, për shkak të një problemi muskulor dhe duket se do të mbetet jashtë fushës së blertë edhe për disa kohë.
“Ai nuk është një opsion”,-tha trajneri i Dortmundit, Marco Rose në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për ekipin e Dormund, i cili do të luajë pa një prej emrave kryesorë.