Ylli i Atletico Madridit, Thomas Lemar është në dyshime për përballjen ndaj Manchester Unitedit në javën tjetër.
“Los Rijoblancos” do mirëpresin Man Unitedin në “Wanda Metripolitano” në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Diego Simeone hynë në këtë takim pas fitores bindëse ndaj Osasunas, por që disa yje nuk do jenë gati për këtë takim.
Felipe Moteiro dhe Yannick Carrasco do mungojnë shkaku i suspendimit me Matheus Cunha dhe Daniel Wass të lënduar.
Përpos tyre, edhe Lemar tani është në dyshime për këtë përballje. Sipas Mundo Deportivo, futbollisti nuk është stërvitur këtë vikend, pasi mungoi ndaj Osasuna, pasi kishte kontakt me një person që ishte pozitiv me COVID-19.
Lemar ndoshta do mungojë në këtë takim, por Antoine Griezmann do përfshihet pasi ishte ftuar për ndeshjen ndaj Osasunas.