Kroatët tregojnë ferrin në Ukrainë

Futboll

Kroatët tregojnë ferrin në Ukrainë

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 19:09
Kroatët tregojnë ferrin në Ukrainë, foto Reuters

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Shakhtar Donetsky, Dario Srna, me udhëtarët që ka pasur në makinë, ka përjetuar ferrin më të madh në jetën e tij. 

Ata treguan ferrin e ikjes nga Ukraina, ku po zhvillohet luftë e madhe pas agresionit të Rusisë. Kroatët janë më në fund të sigurt.

“Kemi ngasë makinën 24 orë, nuk jemi ndalur 1000 kilometra. Dita më e gjatë në jetën time”, tregojnë kroatët për mediumin kroat “24 sata”.

Pas Dario Srna dhe Ognjen Vukojeviq, nga Ukraina u larguan edhe trajneri Igor Joviceviq dhe lojtarët Neven Qurasek dhe Lovro Cvek. Ata arritën në Rumani dhe me 'një frymë' udhëtuan 1000 kilometra drejt vendit të sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat