Katër gola u shënuan në stadiumin “Rexhep Rexhepi në Drenas, mes Feronikelit dhe Ulpianës nga Lipjani. Përballja mes këtyre rivalëve përfundoi baras (2:2), në ndeshjen e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti i Feronikelit Ardi Qorri me dy gola e tij u tregua fatal për Ulpianën.
Për ‘Niklin’ shënoi Qorri në minutën e 27-të eurogol dhe në të 82-tën, ndërsa për Ulpianën realizuan Iran (35’) e Junior (38’).
Feronikeli bëri befasi të madhe me lojtarë të rinj, duke fituar pikë dhe në anën tjetër Ulpianës ia prishi edhe me shumë punën, duke e futur në rrugë për rënie nga liga.
Feronikeli është në vend të fundit me 12 pikë e Ulpiana e parafundit (i nënti) me 24 pikë.
Në sfidën e radhës Ulpiana e pret Dritën e Feronikeli i shkon Drenicës.