Klubi i Milanit po bëhet gati që të ulet përsëri në tavolinën e bisedimeve me Real Madrid. Kuqezinjtë kanë një çështje shumë delikate për të zgjidhur, atë të transferimit të Brahim Diaz, për të cilin në fund të sezonit duhet të ushtrojnë klauzolën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.
Të dy palët kanë një marrëveshje sipas të cilës Milani mund të paguajë 22 milionë euro për të blerë përfundimisht lojtarin nga “los blancos”.
Por kuqezinjtë duan një ulje në këtë shifër, të cilën e vlerësojnë shumë të lartë në situatën aktuale. Për këtë arsye, do të nisin negociatat me Realin për të përcaktuar një formulë që t’u përshtatet të dy palëve.
Reali kërkon të drejtën e riblerjes që të jetë gjithmonë në kontratën e transferimit dhe Milani mund të jetë i detyruar që ta pranojë atë në këmbim të uljes së vlerës së kartonit të futbollistit.