Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e ka pritur futbollisten e talentuar të KF Vizioni dhe Kombëtares së Kosovës U-19, Merita Bajrami.
Aliu është krenar me talentet që ka qyteti i tij dhe i uron Bajramit suksese me Kombëtaren në Skoci.
“Të rejat ferizajase po shënojnë suksese në fusha të ndryshme duke na bërë krenarë me punën e përkushtimin e tyre.
E tillë është edhe e reja ferizajase Merita Bajrami, futbolliste e Kombëtares së Kosovës në kategorinë U19, kapitene e skuadrës së futbollit "Vizioni" me trajner Qerim Shaqirin e cila do të udhëtoj këtë të diele në Skoci që me talentin e saj, me bashkëlojtaret të mbroj ngjyrat e Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.