Julian Shehu ishte një nga më të mirët në fushë për Laçin në barazimin 1-1 ndaj Teutës në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit arritën finalen e Kupës, ndërsa mesfushori në emisionin Gol Pas Goli theksoi se ekipi e meriton një trofe, ndërsa shtoi se ka dëshirë ta provoj veten në një kampionat më të fortë.
“Ishte më e rëndësishme të shkonim në finale se sa të fitonim.
Për kaq sa kam qenë te Laçi e meritojmë të fitojmë një trofe dhe shpresoj ta arrijmë këtë objektiv në finalen e Air Albania.
Ndonjëherë rezultati 2-1 si ai që morëm në ndeshjen e parë ndaj Teutës, ta vështirëson se e mendon të lehtë, e patëm të vështirë pas pësimit të goli. Por, reaguam dhe më pas u bë e lehtë. Kryesorja është të ruanim rezultatin dhe nuk kishte rëndësi të madhe loja e bukur”.
E ardhmja? “Dëshira është të provoj veten në një kampionat më të fortë, mundësitë ende nuk i di. Por, patjetër kjo është dëshira ime”, u shpreh Shehu.