Frenkie De Jong mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “Calciomercato”, Paris Saint-Germaini dhe Manchester United kanë shprehur interesim për mesfushorin holandez.
Më herët është raportuar se Barcelona do ta lejojë largimin e De Jongut, nëse një klub paguan së paku 70 milionë euro për shërbimet e tij.
“Djajtë e Kuq” besohet se janë më shumë të interesuar për 24-vjeçarin, pasi trajneri i ri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm, thuhet se e dëshiron transferimin e tij pasi e pëlqen lojën e tij dhe beson se do të ishte përforcimi i duhur.
Ten Hag dhe De Jong kanë punuar së bashku vite më parë te Ajaxi.
De Jong me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.