Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për Gabriel Megalhaes.
Sipas “Team Talk”, klubi italian synon transferimin e brazilianit në afatin kalimtar të verës.
Juventusi thuhet se e sheh Gabrielin si zëvendësues ideal të Giorgio Chiellinit, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë verës.
Megjithatë, 24-vjeçari nuk besohet se dëshiron largimin nga Arsenali.
Ai ka kontratë të vlefshme me “Topçinjtë” deri më 30 qershor 2025.