Sjellja e tifozëve të Kukësit në përfundim të ndeshjes me Partizanin është e papranueshme.
Nëse në fund të ndeshjes me Laçin, me rastin e përurimit të stadiumit të ri, hyrja e tifozëve në fushë e gjelbër u mirëkuptua nga fakti që bëhej fjalë për një ditë feste, pasi skuadra kthehej në shtëpi pas më shumë se dy vitesh, thyerja e kordonit të sigurisë në përfundimit të sfidës me të kuqtë nuk mund të anashkalohet nga komisionet juridike.
Fatmirësisht, nuk pati përplasje me lojtarët e Partizanit, që ishin grumbulluar prane sektorit ku ishin akomoduar ata mbështetës të paktë të kuq që kishin udhëtuar drejt Kukësit.
Në fund futbollistët dhe stafi i Partizanit u futën të pacënuar në dhomat zhveshjes, por sigurisht të trembur pak në momentin kur tifozët u dyndën në fushë.