Në vitin 2017, emri i tij për të zbarkuar në Europë i lidh për herë të parë me Juventusin, madje ish-drejtori sportiv Fabio Paratiçi e kishte ndjekur që dy vite më parë, por në fund sulmuesi brazilian zgjodhi Mançester Sitin për një grusht milionash më shumë.
Po flasim për Gabriel Zhezusin, bomberin që këtë verë i duhet të përshëndesë “Etihadin”, pas zbarkimit të Erling Halandit nën urdhrat e Pep Guardiolës.
Njeriu që e deshi te Siti, pasi e pagoi 36 milionë euro (Juvja ofroi 27.5), është i njëjti që i ka treguar derën.
Por nëse në listë për 25-vjeçarin janë vënë pikësëpari Arsenali e Milani, nga Torino garantojnë se janë gati të përfitojnë nga ky moment dhe fillimisht do të punojnë për të bindur Gabriel Zhezusin para Sitit.