Shkëndija e Tetovës është bërë me sulmues të ri dhe pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe Vlatko Stojanovski. 25-vjeçari ka kaluar testet mjekësore dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet tek tetovarët.
Stojanovski eksperiencën e fundit e ka në Kroaci tek ekipi i Goricës ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe në Francë në radhët e Nimes e Chambly.
Megjithatë për Stojanovskin kjo nuk do të jetë hera e parë që do të luajë në Maqedoninë e Veriut duke qenë se më parë ka luajtur për Renovën.
Për Shkëndijen, Stojanovski është një përforcim i rëndësishëm për Shëkndijen duke llogaritur edhe pjesëmarrjen e tyre në Conference League ku janë vënë përballë Aarat Yerevan, por pa harruar edhe kampionatin me tetovarët që pretendojnë të rikthehen pretendentë për titullin.