Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, me ekipin e njohur kroat, Hajujkun e Splitit, fitojnë me rezultat 2:0 ndaj Istra 1961 në Pulë.
Sahiti u aktivizua nga minuta e 70-të, duke u angazhuar deri në pikën e fundit.
Melnjak në minutën e 43-të e Livaja në atë të 61-tën, shënuan për fitoren e madhe të Hajdukut.
Skuadra e Hajdukut shënon fitore më bindëse në javën e parë të kampionatit kroat, duke udhëhequr kreun e renditjes me 3 pikë, pasojnë Dinamo 3, Osijeku 3, Rijeka 3, Sllaven Belupo 3 pikë etj.