Interi mendon për një rikthim të bujshëm!
Interi po vazhdon të shikojë me prioritet situatën në krahun e majtë të mbrojtjes ku pas largimit të Perisiç dhe problemeve fizike të Robin Gosens, zikaltërit po shqyrtojnë mundësinë e një afrimi ku në llistë është dhe emri i mesfushorit të Junajtid, Aleks Tejes.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.it”, 29-vjeçari që në të shkuarën ka luajtur për Interin nën urdhrat e Roberto Mançinit është vendosur në shitje nga ana e Juanjtid për shkak se tekniku Erik Ten Hag nuk e shikon si pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Tejes nuk do të ishte kundër një rikthimi në Milano, por mbetet që Interi dhe Junajtid të gjejnë gjuhën e duhur për këtë transferim me “Djajtë e Kuq” që për momentin duket të refuzojnë ofertat për huazimin e lojtarit.