Georgino Wijnaldum është zyrtarisht futbollist i Romës.
Holandezi mbërrin në Trigoria në formë huazimi, pas vetëm një sezoni te PSG. Mesfushori holandez duhet të jetë mesfushori që do të rritë cilësinë e lojës së verdhekuqve në mesfushë.
Një element të tillë Jose Mourinho e ka kërkuar me ngulm që kur mori drejtimin e skuadrës më shumë se një vit më parë.
Tashmë në “Lega Calcio” është depozituar dokumentacioni për federimin e lojtarit.
Të dielën, në orën 20-45, do të zhvillohet miqësorja me Shaktar Donetskun, sfidë para se cilës do të bëhet prezantimi i skuadrës së Romës me të gjitha prurjet e reja. Klubi verdhekuq ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë takim.