Tirana godet në merkato, kampionët rikthejnë në shtëpi sulmuesin 23-vjeçar!
Tirana godet në merkato, teksa ka transferuar sulmuesin që e mbylli me Skënderbeun, Elvi Berishën.
Kampionët e Shqipërisë kanë rikthyer në shtëpi, 23-vjeçarin, i cili ka mbajtur veshur fanellën bardheblu që nga ekipi i akademive e deri në vitin 2017 ku nga ekipi A i Tiranës u transferua në Spanjë te Leganes B.
Elvi Berisha gjithashtu më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Laçit për tu transferuar te Skënderbeu në janar të vitit 2020.