Shkëndija e Tetovës nuk ka vendosur akoma për trajnerin e tyre të ri, pas largimit të Artim Shaqirit.
Tetovarët kanë shprehur interesimin për Orges Shehin, i cili është nën kontratë me Tiranën.
Tetovarët nuk janë tërhequr dhe mesa duket presin një përgjigje nga durrsaku, përpara se të zgjedhin trajnerin e ri.
Ashtu siç ka qarkulluar lajmi pak ditë më parë, bëhet fjalë për një ofertë tunduese.
Ndërkohë, një pjesë e drejtuesve të Shkëndijës kanë lakuar edhe emrin e Shpëtim Duros, për një rikthim të mundshëm te kuqezinjtë.
Trajneri nga kryeqyteti e ka drejtuar dy herë më përpara Shkëndijën dhe nuk përjashtohet edhe një rikthim i tij.