Kur zakonisht futbollistët debutojnë me ekipet e tyre kombëtare në moshat sa më të reja, ky nuk ishte rasti i njëjtë me portierin holandez, Remko Pasveer.
Portieri që është pjesë e Ajax, dje e bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar të Holandës në moshën 38-vjeçare.
Debutimi i tij shkoi si mos më mirë. Holanda triumfoi 0:2 në udhëtim ndaj Polonisë dhe Pasveer nuk pranoi gol mbrëmë.
Pasveer është startues i padiskutueshëm për Ajaxin.