Shqiptari që ka dhënë gjithçka për Zvicrën

Futboll

Shqiptari që ka dhënë gjithçka për Zvicrën

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 20:39
Zvicra

Zvicra e ka hapur ndeshjen e parë në  Katar 2022 me një fitore të rëndësishme ndaj Kamerunit me rezultat 1:0. Brel Embolo ishte ai që shënoi, ndërsa asistimi u dhurua nga yll shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Por nuk është risi që Shaqiri të jetë vendimtar te Zvicra, pasi ai ka qenë gjithmonë në këtë nivel.

50 për qind të golave të Zvicrës kanë kaluar nga këmbët e tij.

Në Kampionatet Botërore dhe Evropiane, kur dhe Xherdan Shaqiri ka qenë prezent, Zvicra ka shënuar 24 gola.

Shaqiri ka kontribuuar me tetë gola dhe katër asistime.

Një lojtar kyç në sukseset e helvetikëve, pasi së bashku me Granit Xhakën janë lojtarët kryesorë ndër vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat