FIFA i jep dritën jeshile përdorimit të objekteve dhe banderolave “ylber” në stadiumet e Kupës së Botës në Katar.
Në javën e parë të kampionatit botëror, shtatë skuadra evropiane humbën betejën për të mbajtur në fushë shiritat shumëngjyrësh ‘One Love’.
Disa tifozë u ankuan gjithashtu se nuk u lejuan të sillnin sende me ngjyrat e ylberit, një simbol i të drejtave të LGBTQ+, në stadiumet e Katar-it.
Në një deklaratë të bërë së fundmi, FIFA shpjegon se është “në dijeni të disa incidenteve në të cilat objektet e lejuara nuk mund të shfaqen në stadiume” dhe se ka marrë “garanci nga autoritetet” se ato “do të lejohen tani e tutje në stadiume”.